Rusia po përpiqet që të përhapë terror në Odesa. Kështu është shprehur pasditen e së shtunës ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba. Reagimi vjen pas raportimeve për sulm me raketa nga ana e Rusisë në portin e Odesa-s.
Nga person i afërt me ministrin e brendshëm Anton Herashchenko njoftoi se disa raketa goditën blloqet e banimit dhe për pasojë një burrë humbi jetën pasi automjeti i tij u përfshi nga flakët.
Kuleba e dënoi sulmin me anë të një postimi në Twitter.
“I vetmi synim i bombardimeve të Rusisë është përhapja e terrorit në Odesa. Rusia duhet të cilësohet si një shtet që promovon terrorizmin dhe të trajtohet siç e meriton. Asnjë biznes me të, asnjë kontakt dhe asnjë projekt kulturor. Të gjithë kemi nevojë për një mur mes civilizimit dhe barbarëve që qëllojnë qytetet tona paqësore me raketa,” shkroi Kuleba në Twitter.
Vetë Moska nuk ka komentuar ende. /abcnews.al/