Bombardimet në Gaza, zëvendëskryeministrja belge thirrje për sanksione kundër Izraelit

schedule10:46 - 9 Nëntor, 2023

schedule 10:46 - 9 Nëntor, 2023

Zëvendëskryeministrja e Belgjikës i ka bërë thirrje qeverisë belge të miratojë sanksione kundër Izraelit dhe të hetojë bombardimet e spitaleve dhe kampeve të refugjatëve në Gaza.

“Është koha për sanksione kundër Izraelit. Vala e bombave është çnjerëzore ”, tha zëvendëskryeministrja Petra De Sutter për gazetën Nieuwsblad.

“Është e qartë se Izraelit nuk i interesojnë kërkesat ndërkombëtare për një armëpushim”.

De Sutter tha se Bashkimi Europian duhet të pezullojë menjëherë marrëveshjen e asocimit me Izraelin, e cila synon një bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe politik.

Ajo tha gjithashtu se një ndalim i importit të produkteve nga territoret e pushtuara palestineze duhet të zbatohet dhe politikanët, ushtarët përgjegjës për krimet e luftës duhet të ndalohen të hyjnë në BE.

Në të njëjtën kohë, tha ajo, Belgjika duhet të rrisë fondet për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë për të hetuar bombardimet duke shkurtuar fluksin e parave për Hamasin.

“Kjo është një organizatë terroriste. Terrori kushton para dhe duhet të ketë sanksione ndaj kompanive dhe njerëzve që i japin para Hamasit”, tha De Sutter.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!