Bombardimet në Gaza, Guterres: Të shmangen me çdo kusht sulmet ndaj civilëve dhe mediave

schedule07:36 - 16 Maj, 2021

schedule 07:36 - 16 Maj, 2021

“Çdo sulm pa kriter kundër strukturave të mediave civile shkelin ligjin ndërkombëtar dhe duhet të shmangen me çdo kusht”, kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres gjatë një komunikimi në media për sulmet e zhvilluara në godinën e “Al Jazeera dhe Asociated Press” në Gaza .

Guterres ngriti shqetësimin për sulmet e vazhdueshme dhe numrin në rritje të viktimave civilë.

Ndërtesa 13 katëshe ku ishte vendosur rrjeti “Al Jazeera” dhe “Asociated Press” në Gaza u shkatërrua si pasojë e një sulmi me raketë nga Izraeli.

Associated Press shprehu tronditjen dhe tmerrin nga bombardimet izraelite, të cilat shkatërruan godinën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!