Bombardimet në Donetsk, 5 viktima mes tyre 2 fëmijë

schedule13:51 - 25 Prill, 2022

schedule 13:51 - 25 Prill, 2022

Pesë persona, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën të dielën gjatë bombardimeve ruse në Donetsk, sipas një deklaratë të guvernatorit, Pavlo Kyrylenko, shkruan BBC.

Ndërkohë tre të tjerë vdiqën në rajonin e Kharkiv dhe 14 u plagosën si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme gjatë Pashkëve Ortodokse, një festë e madhe si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë.

“Sot, kur të krishterët ortodoksë festojnë Ringjalljen e Krishtit, rusët vranë pesë persona në rajonin e Donetsk”, shkroi  Kyrylenko në Twitter. Mes viktimave janë dy fëmijë të moshës 5 dhe 14 vjeç.

/abcnews.al