Një nënë, baba dhe djali i tyre janë vrarë në qytetin Houla, tha kryebashkiaku Shakib Koteish për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Ishte një shtëpi trekatëshe, tani është e gjitha e shembur dhe punonjësit e shpëtimit janë ende duke punuar për të parë se kush ka mbetur nën të,” tha ai.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit konfirmoi vdekjet e raportuara. Djali ishte 25 vjeç, sipas raporteve të mediave lokale, të cilat citojnë burime mjekësore./abcnews.al

