Bombardimet izraelite në Gaza, mes viktimave 10 anëtarë të një familje palestineze

schedule11:54 - 15 Maj, 2021

schedule 11:54 - 15 Maj, 2021

Dhjetë anëtarë të një familje janë në mesin e viktimave në Gaza pas bombardimeve me avionë ushtarakë nga Izraeli. Lajmi u konfirmua nga Shërbimi Palestinez i Shpëtimit sot, pas një dite tjetër të incidenteve të përgjakshme në Bregun Perëndimor dhe mbërritjes së një negociatori amerikan.

Hadi Am, zyrtar i Departamentit të Shtetit përgjegjës për palestinezët dhe çështjet izraelite, pritet të takohet sot në Jerusalem me zyrtarë izraelitë dhe të udhëtojë pastaj në Bregun Perëndimor për bisedime me zyrtarët palestinezë.

Ai pritet të inkurajojë të dy palët të bien dakord për një armëpushim të mundshëm, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Jalina Porter.

Pavarësisht intensifikimit të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund përplasjeve pas pesë ditësh luftimesh midis Izraelit dhe palestinezëve, Forca Ajrore Izraelite bombardoi disa objektiva në enklavën palestineze të premten në mbrëmje.

Midis viktimave të bombardimeve të fundit janë tetë fëmijë dhe dy gra që u vranë ndërsa ishin në një shtëpi me tre kate në kampin e refugjatëve al-Shati në Gazan perëndimore.  g.v/abcnews.al