Bombardimet e Rusisë mbi Ukrainën, lëvizja urgjente e NATO-s

schedule18:42 - 1 Mars, 2022

schedule 18:42 - 1 Mars, 2022

Ashpërsimi i luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë përgjatë orëve të fundit, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të NATO-s.

CNN raporton se Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mbajnë një takim urgjent këtë të premte për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë. Në një deklaratë të lëshuar këtë të martën, NATO tha se takimi do të zhvillohet personalisht në selinë e NATO-s në Bruksel.

Takimi do të drejtohet nga shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

Ky është takimi i dytë i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, të cilët javën e kaluar vendosën të ndihmojnë me armatime Ukrainën, por mohuan kategorikisht futjen e forcave të armatosura në konflikt. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!