Një lajm sensacional vjen nga Spanja. Prestigjozja “AS”, raporton se presidenti i Barcelonës po mendon për surprizën e madhe në merkao.
Mësohet se Joan Laporta ka darkuar me menaxherin Jorge Mendes dhe një nga temat e diskutimit ishte Kristiano Ronaldo.
Portugezi dëshiron të largohet nga Mançester Junajtid, për të luajtur në Champions League dhe një pistë tashmë është edhe Barcelona.
Bajern Mynih po vazhdon të bllokojë Levandovskin, që kërkohet me ngulm nga Barcelona.
Në këto kushte, klubi katalanas mund të hedhë vështrimin te CR7, i cili prej vitesh ka qenë një nga rivalët më të mëdhenj të bleugranëve gjatë kohës që ishte pjesë e Realit.
/Abcnews.al/