Zinedine Zidane është në presion shumë të madh dhe tekniku francez, më në fund ka folur për situatën e tij në krye të Real Madridit. Zidane, për mediat spanjolle, tha: “Klubi mundohet t’i mbështesë të gjithë njerëzit që punojnë këtu. Në rast se kjo gjë ndryshon dhe nuk kemi mbështetjten e duhur, atëherë është më mirë që të largohem.
Jemi në një moment të vështirë, kemi luajtur 7 ndeshje në 21 ditë. Lojtarët kanë nevojë të pushojnë, kanë familjet e tyre që nuk i kanë parë prej ditësh. Çdo gjë ndikon në futboll, por shpresojmë ta kalojmë këtë situatë”, tha mes të tjerash “Zizou”./abcnews.al