KQZ dhe SPK nuk kanë reaguar në lidhje me deklaratën e kandidates së PD, Adriana Kalaja e cila në rrjetet sociale, tha se ofron shuma parash për ata që do e mbështesin.
Edhe Partia Socialiste, nuk ka bërë denoncim për rastin e Kalasë.
“Nuk ka mbërritur asnjë ankimim sa i takon reagimit të zonjës Adriana Kalaja. KQZ në përgjigje të ABC News, thotë se raste të tilla shqyrtohen publikisht nëse ka një ankesë. Edhe PS, si forca më e madhe politike, ka deklaruar se nuk do të bëjë denoncime, pasi është KQZ që bën monitorimin e kandidatëve”, raportoi ndër të tjera, gazetarja Greta Bullari./abcnews.al