Bomba 500 kg hidhet mbi civilët, Kuleba: Këto kanë vrarë të pafajshëm, na jepni avionë luftarakë

schedule22:23 - 6 Mars, 2022

schedule 22:23 - 6 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka publikuar në Twitter foton e një bombe 500 kilogramshme të hedhura nga forcat ruse mbi një apartament në Chernihiv, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer pasi pasojat do të ishit të tmerrshme.

Në postimin e tij në Twitter Kuleba shkruan: “Shumë të tjerë e bënë, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm”.

‘Kjo bombë ruse e tmerrshme 500 kg ra në një ndërtesë banimi në Chernihiv dhe nuk shpërtheu. Shumë të tjerë bënë, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Na ndihmoni të mbrojmë popullin tonë nga barbarët rusë! Na ndihmo ta mbyllim qiellin. Na jepni avionë luftarakë. Bej diçka!’, shkruan Kuleba.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!