Bolt sulmon kampionin italian: Qesharake, Jacobs përdori këpucë të çuditshme

schedule12:55 - 4 Gusht, 2021

schedule 12:55 - 4 Gusht, 2021

Marcell Jacobs është njeriu më i shpejtë në botë për momentin. Atleti me origjinë amerikane, triumfoi në garën e 100 metrave në Tokio 2020, siguroi një rezultat fantastik (9.80 sekonda) dhe i dhuroi Italisë të artën e parë në histori në atletikë.

Suksesi i 27-vjeçarit ka krijuar entuziazëm të madh në vendin fqinj, teksa ka edhe nga ata që nuk e kanë pritur mirë triumfin e tij. Jacobs u akuzua për përdorim dopingu nga shtypi britanik, ndërsa ka reaguar edhe Usain Bolt, 8 herë Kampion Olimpik dhe 11 herë Kampion Bote në atletikë.

Këpucët e Jacobs ishin të çuditshme, ishte e padrejtë dhe tallëse që të garonte me ato lloj këpucësh“, deklaroi xhamajkani i famshëm. Këpucët e atletit italian peshonin 173 gram.

Pllaka e karbonit e futur në taban formon një trup të vetëm dhe është pak më e gjerë se shputa e këmbës. Një detaj që garanton stabilitet më të mirë, duke favorizuar përshpejtimin dhe përparimin e personit që i mban veshur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!