Bolsonaro gati të kthehet në Brazil, prokurorët kërkojnë sekuestrimin e aseteve të tij

schedule09:28 - 11 Janar, 2023

schedule 09:28 - 11 Janar, 2023

Bolsonaro do të kthehet në Brazil gjatë javëve të ardhshme pasi prokurorët kërkojnë të ngrijnë asetet e ish-presidentit të ekstremit të djathtë pas sulmeve të mbështetësve të tij në pallatin presidencial, Kongresin dhe Gjykatën e Lartë të vendit.

Bolsonaro ka qenë në Florida, SHBA, që nga fundi i vitit 2022 pas humbjes së ngushtë në zgjedhje nga Luis Inacio Lula da Silva.

“Erdha në SHBA për të qëndruar deri në fund të muajit”, tha ai për CNN Brazil.

Pas trazirave nga mbështetësit e tij në Brasilia, Shtëpia e Bardhë u përball me presion të madh nga politikanë të shquar për të dëbuar Bolsonaron nga SHBA-ja, të cilin kritikët e tij e kanë akuzuar për nxitje të ekstremizmit dhe mosrespektim të institucioneve demokratike.

Ditën e djeshme, prokurorët në Brazil paraqitën një kërkesë  për sekuestrimin e aseteve të Bolsonaro, në mënyrë që paratë të mund të përdoren për riparimin e dëmeve në ndërtesat shtetërore të shkaktuara nga mbështetësit e tij.

Një burim i afërt me Bolsonaro tha se ish-presidenti i ekstremit të djathtë dëshiron që mjekët në vendin e tij të kujdesën për të. Largimi i tij nga SHBA do të zgjidhte problemin për administratën e Joe Biden, pasi janë të shumtë personat që kërkojnë largimin e tij si Alexandria Ocasio-Cortez dhe Joaquin Castro.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!