Bolsonaro akuzohet për mashtrim në lidhje me të dhënat e vaksinimit kundër Covid-19

schedule15:07 - 19 Mars, 2024

schedule 15:07 - 19 Mars, 2024

Policia federale braziliane ka akuzuar ish-presidentin Jair Bolsonaro se dyshohet se ka mashtruar në lidhje me të dhënat e vaksinimit kundër koronavirusit. Sipas informacioneve, të dhënat e vaksinimit të Bolsonaro janë të falsifikuara.

Përveç Bolsonaros, u akuzua edhe një nga ish-asistentët e tij, Mauro Cid, i cili u arrestua në maj të vitit të kaluar si pjesë e hetimeve.

Gjatë mandatit të tij, Bolsonaro në mënyrë të përsëritur minimizoi rëndësinë e imunizimit dhe masave të distancimit social gjatë pandemisë, e cila vrau më shumë se 700,000 njerëz në Brazil.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!