Trofeun e nxorri në fushë një legjendë.
Bolonja dhe Milani luajtën finalen e Kupës së Italisë në “Olimpiko”, ndërsa në kryeqytet kishte ardhur për të ndjekur bolonjezët e tij edhe një legjendë e këngës, Xhani Morandi.
I kishte të gjitha atmosfera e kësaj ndeshjeje që do të mbetet në histori.
Bolonja e trajnerit Vinçenco Italiano fitoi titullin pas një pritjeje 51-vjeçare, me suksesin e vogël, por gjithsesi të merituar 1-0.
Vendosi goli I shënuar nga Ndoje në 53’, për kënaqësinë e madhe të 30 000 tifozëve kuqeblu në stadiumin kryesor të Romës.
Milani u detyrua të bënte diçka më shumë, të provonte më shpesh drejt portës, pasi u ndodh në humbje që në nisje të pjesës së parë, por nuk pati sukses.
Zhgënjim I madh për tifozët e ekipit 7 herë kampion të Europës dhe 19 herë kampion të Italisë, që këtë sezon thuajse janë jashtë kontinentit.
Për trajnerin Italiano, kandidat për Interin ose Milanin, kjo ishte finalja e parë e fituar pasi humbi finalen e Kupës dhe dy finale të Ligës së Konferencës me Fiorentinën.
Sink Italiano
“Një kënaqësi e pabesueshme! Një lumturi fantastike! Ishte diçka që e prisnim prej vitesh. Një ndeshje e mrekullueshme, e luajtur shumë mirë. E merituam për sezonin që bëmë, për lojën tonë. I dhamë lumturi klubit, tifozëve. Një kënaqësi e madhe!”
Lavdet nga mediat italiane nuk mund të mungonin.
“La Gazeta delo Sport”: Bolonja në parajsë! Kupë e Italisë pas 51 viteve, Ndoje gol për 1-0! Milan, një tjetër zhgënjim!”
“Jemi Perëndi, – është titulli për “Il Korriere delo Sport”, – Bolonjë e mahnitshme, ngre kupën pas 51 viteve!”
Ja edhe “Il Kuotidiano Sportivo”: Parajsë për Bolonjën, ndëshkohet “djalli”! Përfundon 1-0 në “Olimpiko”, Ndoje dhuron një kupë që pritej për 51 vjet!”
“Tutosport” e ka titullin me ngjyra kuqeblu: Bolonja, parajsë! Fitore plotësisht e merituar, kuqezinjtë kurrë nuk ishin në ndeshje! Konseisao lamtumirë e sigurt!”
Ky ishte trofeu I tretë I Kupës së Italisë për bolonjezët, që dikur ka qenë fuqi e futbollit italian me 7 tituj në Serinë A, të fundit në 1964./abcnews.al