“Boll na e lavdëruat Skriniar, nuk di ç’bën kur e ka sulmuesin larg”

schedule18:56 - 15 Mars, 2020

schedule 18:56 - 15 Mars, 2020

Milan Skriniar është një nga mbrojtësit më të fortë në Europë. Shumë klube po e monitorojnë me kujdes sllovakun e Interit, sidomos Manchester City. Pep Guardiola e sheh si përforcimin e duhur për defensivën, por ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe. Ish-sulmuesi i njohur italian, Paolo Di Canio nuk i kursen kritikat për 25-vjeçarin në një prononcim për Sky Sports.

Mendoj se nuk duhet të lavdërojmë gjithmonë vetëm disa lojërë, detajet janë ata që bëjnë diferencën. Skriniar është i aftë në markimin e kundërshtarit, por kur sulmuesin kundërshtar e ka larg nuk di çfarë të bëjë dhe pushtohet nga konfuzioni.

Kundër Juventusit, në rastin e golit të Ramsey, duhet të tërhiqej pas dhe të bllokonte krosin e Matuidi. Francezin e kishte 1 cm larg, por e tërhoqi dhe fshehu këmbën”, deklaron Paolo Di Canio, aktualisht në rolin e opinionistit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!