Miralem Pjanic është viktima e radhës e racizmit në Itali. “Cigan m…”, është kthyer në një normalitet, ndërkohë që më së shumti në shënjestër kanë qenë lojtarët afrikanë. Këtë sezon e ka pësuar Lukaku, Kessie dhe D’Albert.
Në lidhje me racizmin ka folur edhe sulmuesi i Romës, i riu Justin Kluivert. Ai nuk kursehet, teksa thotë se ata që shfaqin racizëm duhet të shkojnë në burg. “Njerëzit që bëjnë këto kore dhe postime në rrjetet sociale ndoshta duhet të shkojnë në burg. Duhet të përfundojë diçka e tillë, por nuk varet nga unë. Nuk jam aq i fortë sa ta rregulloj unë problemin e racizmit”, thotë sulmuesi.
“Heqja e anonimitetit në rrjetet sociale? Po, do ishte një vendim i mirë. Ashtu do të shikohej gjithmonë kush bën postime raciste. Shpresoj të ndodhë”, përfundon Kluivert, i cili verën e shkuar u transferua nga Ajaxi te Roma për rreth 17 milionë euro. /Abcnews.al