“Boll më gjykuat, më shihni në fushë! Conte më prit, Spalleti më ndryshoi”

schedule12:59 - 15 Qershor, 2020

schedule 12:59 - 15 Qershor, 2020

Radja Nainggolan është i huazuar te Cagliari dhe këtë verë mund të rikthehet tek Interi. Mesfushori e thotë hapur që do donte të punonte me trajnerin Antonio Conte. “Do të më pëlqente të punoja me Conten, sepse për një muaj pashë vendosmërinë dhe personalitetin e tij, si dhe mënyrën se si ai donte të luante. Gjatë atij muaji pashë një trajner të shkëlqyer”, deklaron Nainggolan në intervistën për RiberaRibell.

Mesfushori mbetet te tema e trajnerëve dhe veçon atë që e ka ndryshuar si lojtar. “I detyrohem shumë një trajneri dhe ai është Spalleti. Ai e ndryshoi karrierën time. Edhe Pioli është i rëndësishëm, por Spalleti më ndryshoi rolin dhe më plotësoi si lojtar”, tha Nainggolan, i cili e pranon se i mungon Roma.

Mes të tjerash, mesfushori kërkon që të mos gjykohet për gjërat që bën jashtë fushës së blertë. “Kam sakrifkuar shumë në jetë. Gjithsecili ka mënyrën e tij të jetesës. Jo gjithmonë kam bërë jetën e një profesionisti dhe këtë e din edhe unë.

Për mua e rëndësishme është të luftoj të dielën në fushë dhe këtë e kam bërë gjithmonë. Ne duhet të gjykohemi për atë që japim për ekipin. Në jetën tonë duhet të jemi të lirë”, përfundon Nainggolan. /abcnews.al