Bolivi, Morales shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale, shpërthejnë protestat

schedule13:30 - 22 Tetor, 2019

schedule 13:30 - 22 Tetor, 2019

Evo Moralesh shpalli fitoren e tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Bolivi, duke marrë në dorëzim mandatin e katërt në krye të shtetit. Por mbështetësit e opozitës pretendojnë për një balotazh mes tij dhe rivalit kryesor Mesa. Gjatë protestave të shpërthyera ka pasur përplasje fizike mes mbështetësve të dy kandiatëve.

Protesta në shesh dhe përplasje fizike në gjashtë nga nëntë province në Bolivi pas shpalljes nga ana e gjykatës elektorale të një fitoreje në raundin e parë të zgjedhjeve të presidentit actual Evo Morales. Ai është në pushtet prej 13 vitesh.

Një turmë mbështetësish të opozitës i kanë vënë zjarrin zyrave elektorale në Sukre, kryeqytetin kushtetues të Bolivisë dhe selisë së gjykatës së lartë. Mbështetës të Morales dhe rivalit të tij Mesa u përplasën me njëri tjetrin në zona të ndryshme të qytetit. Të dhënat e para të votimit flisnin për një balotazh mes të dyve, që duhej të mbahej në 5 dhjetor të këtij viti.

Por më pas gjykata elektorale, ndërpreu numërimin në momentin që ishin numëruar 83.76% e votave, duke thënë se Morales kishte fituar në raundin e parë me 10 pikë më shumë se kandidati i dytë më i votuar.

Sipas kundërshtarëve të presidentit, zyrtarë të gjykatës po përpiqen të ndihmojnë Morales duke shmangur balotazhin ku do të përballej me një aleancë të opozitës. Kjo do të ishte hera e parë në prag të mandatit të tij të katërt, që do të kishte nevojë për një raund të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!