Boldor pikëpyetja “e kuqe”, Ernest Muçi ofertë konkrete nga Kroacia

schedule08:00 - 21 Janar, 2020

schedule 08:00 - 21 Janar, 2020

Merkato nuk është mbyllur. Klubet e Superiores duan të përforcohen, por në momentet e fundit mund të ketë edhe “firo”. Kjo mund të ndodhë madje në skuadra pretendente për titullin kampion, si Tirana dhe Partizani.

Te “demat e kuq”, pas largimit të sulmuesit Joseph Ekuban një ditë më parë, rrezikon edhe një mbrojtës dhe sipas asaj që shkruan “Panorama Sport” është rumuni Deian Boldor ai i cili mund të bëjë gati valixhet.

Edhe më parë mbrojtësi është vënë në dyshim, por klubi dhe vetë ai hodhën gjithçka poshtë përmes postimeve në rrjetet sociale. Tani zërat e largimit rikthehet sërish dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.

Muçi, gjatë një ndeshjeje me Tiranën

ERNEST MUÇI – Sulmuesi e mbylli kampionatin me dy gola të shënuar kundër Laçit, në transfertë. Muçi është ndjekur shpesh nga menaxherë të ndryshëm, por më së shumti ka luajtur me Shqipërinë U19 dhe jo me Tiranën.

Fiziku e penalizon dhe në këtë aspekt duhet të përmirësohet, sikurse edhe u shpreh trajneri Emanuel Egbo pas ndeshjes në Laç. Pavarësisht mangësive që mund të ketë, për të thuhet se Dinamo Zagreb ka bërë një ofertë të majme.

300 mijë euro ofrohen për Muçin nga gjiganti kroat, ndërkohë që klubi i Tiranës synon të ruajë 20% të vlerës së kartonit. Kjo në mënyrë që të përfitojnë nga një transferim i sulmuesit në të ardhmen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!