Boksieri shqiptar shumë i fortë për serbin. Bernardin Jakaj, paradite në ndërtim, pasdite kampion

schedule11:46 - 27 Nëntor, 2023

schedule 11:46 - 27 Nëntor, 2023

Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj, i cili jeton në Vjenë, krahas jetës profesionale nuk i ndahet punës së përditshme. Krahas stërvitjes për boks, 26-vjeçari ka një kompani të veten që merret me ndërtim, ndërsa krahas menaxhimit, ai punon edhe si punëtor.

“Atë videon që jam duke punuar, ajo tregon që punoj dhe ushtroj dhe nuk e kam aq lehtë saç shihet në rrjetet sociale. Punoj tërë ditën dhe pastaj shkoj në trajnim. Jam murator dhe kam biznesin tim dhe e financoj pasionin tim që kam boksin, me atë që fitoj me kompaninë time dhe i investoj të gjitha në boks. Kam edhe tre punëtorë edhe unë normale që punoj. Jetoj në Vjenë të Austrisë, jam 26 vjeç dhe merrem me boks prej 13 vitesh. Kemi shkuar pas lufte, jam prej 20 vitesh këtu. Këtu kemi shkuar në shkollë, kemi punuar dhe të gjitha i kemi bërë”, tha ai.

Djaloshi nga Kosova ka spikatur në duelin e muajit mars kur mposhti boksierin serb Marko Nikoliç në duelin e vlefshëm për kategorinë gjysmë të rëndë.

Boksieri serbi e pati provokuar para sfidës në baza nacionaliste, por Jakaj e tregoi veten në ring. Gjatë një interviste në “ABC e Mëngjesit”, Jakaj u shpreh se provokimet e tij kanë qenë motiv shtesë për të, ndërsa thotë se si kundërpërgjigje të provokimeve, kundërshtari mori “grushtet fytyrës”.

“Kjo është motiv shtesë për mua, ky provokim që ka bërë ky. Ai e ka treguar veten se nuk është sportist, ashtu provokimesh nuk bëhen në rrjete sociale, por ai për vete e ka, dhe për vete ka marrë grushte”, tha ai./ abcnews.al