Boksierët e Kosovës ndalohen për herë të tretë, Demolli: na informuan se me urdhër nga lart na ndalohet hyrja

schedule14:38 - 24 Tetor, 2021

schedule 14:38 - 24 Tetor, 2021

Ekipi i Boksit të Kosovës nuk u lejua përsëri ditën e sotme të hyjë në territorin Serb, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që zhvillohet në Beograd.

Ekipi tentoi të kalojë kufirin në Merdarë, por pas dy orë pritje në kufi dhe kontrollimi me  detaje të makinës dhe veshjeve, policia serbe mori urdhrin nga Qeveria e Serbisë për të mos lejuar hyrjen në Serbi.

Në një intervistë për “Express” Sekretari i boksit të Kosovës, Latif Demollari është shprehur se nuk mund të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, sepse sot tentuan për herë të tretë të shkonin në Beograd por pa rezultat.

“U krye se sot bëhet matja dhe ceremonia e hapjes. Ishim deri tani 2 orë në kufi dhe u futëm në territorin e Serbisë dhe na kontrolluan me detaje dhe kur menduam se na lejuan na informuan se prapë me urdhër nga lart boksierëve kosovarë i ndalohet hyrja në Serbi. Ne shkuam me urdhër te KOK dhe Komitetit ndërkombëtar dhe presidentit Bah”, deklaroi Demolli. /f.a/abcnews.al