Boks për peshat e rënda, Joshua “shkatërron” Otto Wall

schedule14:22 - 24 Dhjetor, 2023

schedule 14:22 - 24 Dhjetor, 2023

Takimi më i madh i boksit i vitit 2023 dhe një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë. Gjashtë ndeshje për peshat e rënda, 5 prej të cilave përfunduan para kohës, edhe pse ‘main event’ ishte fitorja e Anthony Joshua ndaj suedezit Otto Wallin. “Dita e Gjykimit”, titulli i shfaqjes madhështore të organizuar mbrëmë në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite, nuk mund të ofronte më mirë.

Vendi i pasur me naftë, por i varfër në të drejtat e njeriut, ka zgjedhur të ndërtojë një imazh ndërkombëtar përmes sportit duke i mbuluar të gjithë me para: nga Cristiano Ronaldo, që ndoqi ndeshjet, te pilotët e Formula 1 e madje dhe boksierët.

“Gjykimi” ndodhi. Dekretoi Antony Joshua, siç pritej, dhe Joseph Parker, çuditërisht, fitues të ndeshjeve të tyre dhe gjysmëfinalistë në garën për kampionatin botëror të peshave të rënda. Turne që do të përjetojë në Arabi më 17 shkurt unifikimin e titujve në sfidën yjore mes Tyson Fury (kampion i WBC) dhe Oleksandr Usyk (kampion i Wba, Ibf, Wbo, Ibo). Fituesi i Joshua-Parker, i planifikuar për në 7 Mars, do të sfidojë atë të Fury-Usyk në një epokë të përtërirë të madhe të gjigantëve të ringut. Jo më në Madison Team Garden, në Manila (Ali-Frazier), apo Kinshasa (Ali-Foreman), por në Ryad nën hijen e petrodollarëve./ h.ll/abcnews.al