Gjatë bisedës në studion e Provokacijas kreu i Partisë Republikane deklaroi se ka qenë kundër bojkotimit të zgjedhjeve pavarësisht vendimit të opozitës. Në këndvështrimin e tij, Mediu thekson se beteja politike zhvillohet dhe duhet të zhvillohet në zgjedhje.
“Bojkoti i zgjedhjeve erdhi si pasojë e bojkotimit të parlamentit, por ka pasur debate të brendshme. Mendoj që beteja politike zhvillohet në zgjedhje. Kundërshtarin nuk e zgjedh dot nëse mendon që kundërshtari po shaktërron vendin, duhet të gjesh të gjithë mekanizmat për ta luftuar, si mediatike, publike, kombetarë e ndërkombëtare dhen fund të fundit zgjedhjet përcaktojnë kush është”.
Por ai mbëhstet qëndrimin e opozitës se Rama është problemi më i madh që ka vendi dhe qeverisja tranzitore është domosdoshmëri.
“Nuk i heq asnjë presje qëndrimit të opozitës që Rama është problemi më i madh që ka vendi, që nuk kemi qeverisje, nevoja për qeverisje tranzitore është domosdoshmëri”. /abcnews.al