Kukësi po kalon një situatë jo të mirë. Dy humbjet në kampionat nuk janë krejt rastësi, kur mëson se ditën e sotme futbollistët kanë bojkotuar stërvitjen për shkak se nuk janë paguar.
Edhe sezonin e shkuar ka pasur një problematikë të tillë, që është justifikuar me një marrëveshje mes drejtuesve dhe futbollistëve për t’u mbajtur dy paga në rast se nuk dilnin kampionë.
Sot lojtarët kishin shkuar në stërvitje, por nuk janë zhveshur. Stafi teknik, i ndodhur në këtë situatë, është detyruar të raportojë situatën në të cilën gjendeshin.
Në ambientet e kompleksit stërvitor ka mbërritur drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, i cili ka pasur një bisedë jo të gjatë me futbollistët. Ata presin të paguhen, ndryshe bojkoti mund të vijojë. /abcnews.al