Bojkoti për Hartën e re Gjyqësore? Paralajmëron Manja: Do i drejtohem ligjvënësit për një ndryshim në ligjin e avokatisë

schedule17:35 - 13 Korrik, 2022

schedule 17:35 - 13 Korrik, 2022

Në dëgjesën me përfaqësues të avokatëve, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se institucioni që ai drejton shumë shpejt do i drejtohet ligjvënësve për një ndryshim në ligjin e avokatisë, ashtu si magjistratët.

Mes të tjerash Ulsi Manja u shpreh i vendosur në miratimin e hartës së re gjyqësore. Ministri i Drejtësisë tha se harta e re gjyqësore do i kalojë këshillit të ministrave, sapo të mbërrijë raporti i ministrisë së financave për kostot e saj.

Duke u ndaluar tek stokut të dosjeve në gjykatë, Manja solli në vëmendje Italinë, që për shumë çështje i referohen drejtësisë alternative.

“Protesta, apo bojkoti, a greva nuk e di si ia kanë vënë emrin, funksionimi i sistemit të drejtësisë ka rol kyç. Nuk funksionon procesi pa avokatin. Avokatët e kanë të kufizuar të drejtën e grevës. E drejta e grevës është e kufizuar edhe për avokatët. Shumë shpejt do I drejtohem ligjvënësit për një ndryshim në ligjin e avokatisë, ashtu si magjistratët.”- tha Manja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!