Bojkoti i Superiores, Liga vë në dispozicion të Fidel Yllit “dosjen” e re

schedule11:14 - 25 Shtator, 2020

schedule 11:14 - 25 Shtator, 2020

Fidel Ylli pati të hënën një takim me Ligën Profesioniste të Futbollit, ndërkohë që presidenti Edvin Libohova deklaroi më pas që do të përgatisnin një material të detajuar për kërkesat e tyre. Një ditë më parë ai material i është dorëzuar deputetit të PS dhe kjo njoftohet me një komunikatë nga LPF.

“Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të takimit të datës 21 Shtator 2020 i ka përcjellë ditën e djeshme zotit Fidel Ylli një informacion të plotë në mbështetje të kërkesave që Liga i ka drejtuar Kryeministrit Rama në letrën e datës 10 Gusht 2020.

Materiali i përgatitur nga një grup ekspertësh fokusohet kryesisht tek ligji për sponsorizimet, si një akt ligjor i domosdoshëm për zhvillimin e sportit në Shqipëri, mbi bazën e standardeve dhe praktikave europiane.

Propozimet e paraqitura nga Liga në këtë dokument mbështesin qartësisht idetë dhe rrugëzgjidhjet për një hop cilësor në drejtim të administrimit, formalizimit dhe fuqizimit të sporteve në tërësi, jo vetëm të futbollit. Ne do të mbajmë të informuar në mënyrë të vazhdueshme publikun mbi zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi”, shkruhet në komunikatën e Ligës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!