Bojkoti i klubeve të Superiores: Dakordësi totale, firmos edhe Teuta

schedule21:37 - 6 Gusht, 2020

schedule 21:37 - 6 Gusht, 2020

Ditën e djeshme u mblodh Liga Profesionale e Futbollit, që vendosi për bojkotimin e kampionatit deri në momentin që autoritetet shtetërore do të plotësojnë katër kërkesat e tyre.

1- Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

2- Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

 

Firmat e presidentëve të 10 klubeve të Superiores

3- Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4- Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite“, janë kërkesat e klubeve të Superiores. Nëntë prej tyre firmosën katër kërkesat, teksa mungonte firma e Teutës.

Gjithsesi, ditën e sotme klubi durrsak i është bashkuar apelit, presidenti Edmond Hasanbelliu ka firmosur dhe tani ka dakordësi totale në Ligën Profesionale të Futbollit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!