Bojkoti i avokatëve i gjeti të papërgatitur disa qytetarë të cilët që herët në mëngjes u paraqitën në dyert e gjykatave për të marrë pjesë në seancat e planifikuara më parë.
Disa prej tyre kishin ardhur edhe nga jashtë shtetit dhe thanë se nuk ishin informuar nga avokatët për bojkotin.
Në Fier përgjatë tre ditëve që avokatët nuk do të jenë në gjykata ishin parashikuar të zhvilloheshin afro 330 gjyqe të cilat do të shtyhen për javët në vijim.
Tre dite sipas qytetareve janë shumë kur edhe pa bojkotin e avokatëve, seancat zgjasin dhe gjyqet zvarriten.
Në Durrës bojkoti i avokatëve ka nisur që të hënën pasi ata kundërshtuan vendimin e gjykatës që i lintë jashtë ambienteve të instucionit.
Në total janë afro 550 gjyqe që nuk do të zhvillohen dhe qindra qytetarë që mbeten në pritje.
Pakënaqësi për vendimin e avokatëve pati edhe në Vlorë.
Një numër i lartë dosjesh nuk do të shqyrtohen as në Shkodër. Per tre dit nuk do zhvillohen 109 nga te cilat 88 jane civile dhe 21 jane penale.
Avokatët të cilët e ndërmorrën këtë vendim pas dhunimit të kolegut të tyre Sokol Mëngjesi kanë deklaruar se do të marrin pjesë vetëm në seanacat për caktimin e masave të sigurisë.