Bojkoti i avokatëve, Saimir Vishaj: Ministri i Drejtësisë të ndërhyjë si negociator, gjendja alarmante

schedule08:55 - 1 Korrik, 2022

schedule 08:55 - 1 Korrik, 2022

Ndërsa Dhoma Kombëtare e Avokatisë mori vendimin për bojkot pa afat, avokati i Sajmir Vishaj i ka bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të ndërhyjë si negociatore. Ndërsa theksoi se gjendja është alarmante, Vishaj thotë se masat e sigurisë janë emergjente dhe as qeveria nuk duhet të heshtë.

Kujtojmë se më herët Vishaj  është shprehur kundër hartës së re gjyqësore, por nuk mendon se bojkoti i seancave gjyqësore i jep zgjidhje problemit.

Lexo edhe: Harta e re Gjyqësore: Gjykatat në Kolaps, avokatët vendosin për bojkot pa afat

Kujtojmë se Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për Hartën e Re Gjyqësore, me anë të së cilës, nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1. Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.

I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat e shkallës së parë në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!