“Bojkoti” grek në hapjen e bazës në Kuçovë/ Murrizi: Kur Shqipëria u bë vend anëtar i NATO-s kemi treguar të gjitha…

schedule22:09 - 14 Mars, 2024

schedule 22:09 - 14 Mars, 2024

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i ftuar në “360 Gradë” foli për “bojkotin” e Greqisë, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Bazës Taktike të NATO-s në Kuçovë.

Ai tha se që në momentin kur Shqipëria ka pranuar të bëhet anëtare e NATO-s ka vendosur të tregojë gjithçka tek aleatët e saj dhe nuk ka ndonjë sekret.

“Ne jemi vende anëtare të NATO bashkë me Greqinë. Ne e kemi detyrim ligjore, për t’i treguar “zorrët e barkut” njëri-tjetrit. Çfarë kapsollash dhe avionësh kemi në Kuçovë, nëpërmjet ambasadorit të saj në NATO”, tha Myslim Murrizi./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!