“Bojkotet nuk kanë prodhuar asgjë të mirë”, Felaj: Integrimi i vendit duhet të mbyllet në 2030. S’ka më kohë!

schedule20:46 - 30 Maj, 2024

schedule 20:46 - 30 Maj, 2024

“Pika e përbashkët është një dhe e vetme; integrimi europian i vendit që duhet të mbyllet në vitin 2030. Nuk ka më kohë për t’i thënë shqiptarëve prisni se do të hyjmë në BE”, kështu u shpreh deputetja e Partisë Socialiste. Ermonela Felaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjatë kësaj interviste, Felaj shtoi se bojkotet dhe sjelljet radikale të opozitës në Kuvend nuk i kanë sjellë asgjë të mirë, duke shtuar se “opozita e rrugës” duhet të reflektojë.

Pjesë nga intervista në studio:

Ina Zhupa: Ne çojmë çdo ditë padi në SPAK. Mendoj që SPAK ka prokurorë shumë të mirë, por mendoj që ka edhe prokurorë që kanë pasur qasje antikushtetuese, si në ndalimin e zotit Berisha, apo të gazetarit Elton Qyno.

Ermonela Felaj: Ndoshta opozita e rrugës do të reflektojë

Ina Zhupa: Zoti Berisha ka thënë që është i hapur për hetim të plotë, dhe është i hapur të dëshmojë. Ka qenë ish-kryeministër dhe ish-president dhe nuk mund të bëhet palë me shkeljen e Kushtetutës.

Ermonela Felaj: Zoti Berisha ka përgjegjësi dhe ka shumë pak në fakt, në krahasim me atë se çfarë i ka bërë vendit. Dua të them se ne kemi përgjegjësi për t’u treguar tolerant ndaj opozitës. Nuk ju kemi vendosur përballë një opsioni të papritur. Kjo rezolutë do të vijojë me veprime, dhe detyrë do të jetë hartimi i një plani afatgjatë për ndërmarrjen e atyre reformave që synojnë të modernizojnë shtetin. Është një hapësirë kjo ku ne duhet të dedikohemi. Unë nëse sot do të isha opozitë, mund të them se bojkotet asnjëherë nuk kanë prodhuar asgjë të mirë. Bojkotet dhe sjelljet që përpiqen të radikalizojnë jetën parlamentare na çojnë shumë larg gjërave që duhet të bëjmë. Pika e përbashkët është një dhe e vetme integrimi europian i vendit që duhet të mbyllet në vitin 2030. Nuk ka më kohë për t’i thënë shqiptarëve prisni se do të hyjmë në BE. Ne i ftojmë t’i bëjmë bashkë dhe të mos rrezikojmë këtë periudhë kohe që kemi në dispozicion.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!