“Bojkot total”, paralajmërimi i Dhomës së Avokatisë: KLGJ nuk mori parasysh propozimet tona

schedule18:30 - 17 Qershor, 2022

schedule 18:30 - 17 Qershor, 2022

Avokatët në mbarë vendin bojkotuan seancat gjyqësore për 4 ditë për të shprehur kundërshtinë lidhur me hartën gjyqësore të miratuar nga KLGJ.

Përmes një reagimi, Dhoma e Avokatisë thekson se KLGJ injoroi propozimet e tyre për një hartë të re, ndërsa bëri thirrje që qeveria të mos e miratojë hartën e re dhe të marrë në konsideratë propozimet e tyre.

Ata paralajmërojnë bojkot total nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

DHOMA E AVOKATISE E SHQIPËRISE

Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise, ne mbledhjen e zgjeruar te dates 17 Qershor 2022, me pjesemarrjen edhe te kryetareve te dhomave vendore te avokatise, mori ne shqyrtim zbatimin e vendimit per bojkotimin e proceseve giyqesore per periudhen kater ditore. Ky Komitet Drejtues vlereson permbushjen e qellimit per te cilin u mor ky vendim, duke e konsideruar si fillim te nje procesi per permbushjen e kerkesave lidhur me ushtrimin e profesionit te avokatit ne Republiken e Shqiperise.

Vleresojme, qe Dhoma e Avokatise e Shqiperise ka bere prezent qe ne fillesat e hartimit te projektit te Hartes Gjyqesore problematiken e zbatimit ne praktike te nje projekti te tille. Me keqardhje u konstatua injorimi haptazi dhe mos marrja ne konsiderate nga ana e KLGJ te propozimeve tona, ne vendimin e saj te dates 10.06.2022. Ne i qendrojme vleresimit tone, qe kjo harte giyqesore eshte ne shkelje te plote te se drejtes se individit per aksesin ne drejtesi, mungeses se eficences ne realizimin e te drejtes se mbrojtjes si dhe rëndimin e situates ekonomike – sociale te individit.

Lexo edhe: Harta gjyqësore, Haxhia: Kërkojmë që qeveria mos e miratojë, do përshkallëzojmë qëndrimin deri në braktisje

Dhoma e Avokatise e Shqiperise i kerkon Keshillit te Ministrave, si organi vendimarres per miratimin e hartes gjyqesore, te marre ne konsiderate verejtjet dhe propozimet e bera prezent nga ana jone gjate gjithe ketij procesi. Mosmarrja ne konsiderate e verejtjeve dhe propozimeve te Dhomes se Avokatise te Shqiperise ne procesin e vendimarrjes nga ana e qeverise do te jete objekt vlerësimi i qendrimit te dhomes se avokatise, duke pershkallezuar qendrimin tone ne te ardhmen drejt nje bojkoti total dhe pa afat.

Nepermjet ketij njoftimi, gjejme rastin te falenderojme komunitetin e avokateve te cilet me kulture te larte qytetare dhe profesionale mundesuan ne unanimitet realizimin e qellimit te bojkotit.

Falenderojme publikun per mbeshtjetjen dhe mirkuptimin per bojkotimin e proceseve gjyqesore ku ata ishin palë. Një falenderim i veçantë për mediat per pasqyrimin dhe sensibilizimin e opinionit në vazhdimësi.

Komiteti Drejtues i DHASH

KRYETARI

Prof. Dr. Maksim HAXHIA

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!