Bojkot seancave gjyqësore/ Durrës, avokatët: Nuk lejohemi të hyjmë në gjykatë

schedule11:25 - 3 Qershor, 2024

schedule 11:25 - 3 Qershor, 2024

Avokatët e Durrësit nisën të hënën bojkotin e seancave gjyqësore.

Në bojkotin 1 javor përjashtim do të bëhet vetëm për seancat për caktimin e masave të sigurisë apo shuarjes se vendimeve.

Vendimi për t`u lënë jashtë gjykatës thonë se nuk është i vetmi që u cënon imazhin.

Avokatët shprehen se sulmet ndaj tyre janë të vazhdueshme, si rast alarmant përmendin rastin e kolegut të tyre, Sokol Mëngjesi.

Vendimin e gjykatës durrës per t`i lene jashte ketij institucioni e cilësojnë absurd dhe presin reflektim.

Në përfundim të bojkotit 1 javor nëse nuk do të ketë reagim nga gjykata avokatet thonë se do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!