Bojken Lako në mbështetje të talenteve të reja: Sjellin frymën moderne, tregu duhet të furnizohet

schedule11:26 - 22 Tetor, 2020

schedule 11:26 - 22 Tetor, 2020

Bojken Lako është një ndër kantautorët më në zë në tregun muzikor shqipar, i cili ka ndërmarrë një nismë që janë të paktë ata që e kanë bërë, për të promovuar talentet e reja. Lako është ideator i Bulzat, që ka për qëllim zbulimin dhe promovimin e muzikës nga artistë të rinj. I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Lako tha se kjo ide erdhi duke marrë shkas nga dëshira për të nxjerrë para publiku talente të reja. dhe për t’i ndihmuar ata në hapat e parë të karrierës së tyre.

Është nevojë e hershme kryesore për zbulimin e këngëtarëve të rinj dhe furnizimin e tregut muzikor. Të rinjtë janë krijues sidomos në muzikë dhe unë vetë e kam nisur muzikën në moshën 18-vjeç dhe kaq janë këta që po promovoj sot. Është pjesa kur fillon krijimi profesional i muzikës. Mendoj gjithmonë se kjo moshë është pjesa që duhet të furnizojë kulturën muzikore moderne, sepse që në këtë moshë fillohet forma profesionale e kësaj fushe të artit.”, tha ai.

Prej vitesh tashmë, Bojken organizon Tirana Art Fest, ku të rinj nga gjimnazet e kryeqytetit mund të konkurrojnë për të qenë pjesë e tij. Sigurisht, dëshira dhe puna e palodhur e kantautorit ka bërë që Bulza të kthehet në një brand.

“Normalisht jam ndihmuar dhe nga sponsor dhe struktura të ndryshme që të krijohet një dritare tjetër për promovimin e artistëve që nuk kanë mundësi që të shpenzojnë fillimisht, të mos paguajnë në hapat e parë të krijimtarisë së tyre.“, tha ndër të tjera Bojken. xh.d/abcnews.al