Bojaxhi: U përdor koronavirusi për të shembur Teatrin, as pas tërmetit nuk u nxorr leja kaq shpejt

schedule23:36 - 22 Maj, 2020

schedule 23:36 - 22 Maj, 2020

Aktivisti Gjergj Bojaxhi ka folur në studion e emisionit “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Bojaxhi tha se u gjend i habitur nga mënyra si u veprua me Teatrin dhe shpejtësia me të cilën u shemb.

Ai theksoi se leja për prishjen e Teatrit është nxjerrë për 48 orë, duke e cilësuar këtë vendim të pamundur procedurialisht.

“Kishte shumë mënyra si mund të veprohej me Teatrin, por mua më habiti shpejtësia me të cilin ai ndërhyri për ta prishur.  

Ka gjithmonë propabilitete për rrezik jete në përplasjet e tilla me policinë. Përdorimi i momentit ishte për shkak të koronavirusit. Procedura që u bë për letrat ishte shumë e shpejtë. Bashkia e Tiranës ka nxjerrë leje ndërtimi për prishje.

Edhe kur ra tërmeti shteti shqiptar nuk nxirrte dot leje për objektet që do rrëzoheshin edhe pse ishin dëmtuar. Ndërsa leja për prishjen e Teatrit është nxjerrë për 48 orë. Kjo është e pamundur për shkak të shumë hapave që duhen bërë.

Fakti që u bë me një ngut të tillë ishte shumë e çuditshme.  I uli pantallonat ai, Rama nuk e shikonte dhunën, a duhet të ulte edhe brekët ai”, tha Bojaxhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!