Arsyeja kryesore që Gjergji Bojaxhi angazhohet në politikë është se nuk ndjehet i përfaqësuar. Në studion e Provokacijas ai tha se përgjegjësinë nuk e ka votuesit, por nuk kuptonte ata votues që i qëndronin besinik premtimeve të hajdutëve dhe maskarenjve të politikës.
“Problemi ynë kryesor nuk është që ka pak të ndershëm e shumë masakrenj. Problemi ynë është se këta të ndershmit kush i përfaqëson. Arsyeja që unë angazhohem në politikë është se nuk jam i përfaqësuar. Fajin e ka personi që kandidon nuk e ka votuesi. Si në biznes nuk e ka fajin konsumatori, edhe në politikë përgjegjësinë nuk e ka votuesi. Nuk jep zgjidhje duke kritikuar votuesin. Nëse unë do bëj një kritikë është me gjysëm humori. E kuptoj që nga halli varfëria, nevoja për t’i gjet një vend punës fëmijës, njerëzit bëjnë premtime për votën. Ajo që unë nuk kuptoj është një gjë, pse kur shkojnë te kutia e votimit i mbajnë premtimin hajdutëve dhe msakarenjve në politkë, por në anonimitetin e kutisë së votimit nuk kontrollohet dot më dhe prapë është si të shkosh te prifti, t’i thuash më fal dhe më lejo të bëj mëkate edhe për 4 vitet e ardhshme, se do të krijosh varësi edhe për 4 vitet e ardhshme”.
Sipas tij politika jonë është kanibaliste nuk di të prodhojë të mira dhe po fut duart në xhepat tanë.
“Politika jonë është kanibaliste nuk di të prodhojë të mira. Këta kanibalë kanë kapur se çfarë ishte e ndërtuar e përbashkët nga e kaluara. Këta janë më të më shumtë, më të fortë e më agresive dhe po fusin duart në xhepat tanë dhe me këto taksa bëjnë më shumë korrupsion me tendera e vende pune. Po marrin burimet tona natyrore”.
Bojaxhi akuzoi partitë se bëjnë gara se kush e shkel ligjin më pak, apo kush do vjedhë më pak apo më shumë. Sipas tij qytetarët nuk kanë të ardhme
“Fakti që Rama futi kriminelë brenda parlamentit është skandaloze, një parti që i ka mbajt mbrapa skene dhe po merr pikë se partia tjetër u tregua më e guximshme dhe i mori në parlament. Unë si qytetar njëlloj po vidhem e abuzohem njëlloj si me krimineleë në parlament si me kriminelë pas.
Po mua si shoqëri që s’kam të ardhme dhe po më shkatërrohet vendi dhe e ardhmja e fëmijëve të mi. Për mua njësoj është si kriminela para politikanit dhe ai pas, ai mburret se shkel ligjin më pak, nuk mund të ketë politikë normale kur politikanët bëjnë gara kush e shkel ligjin më pak. Ligji duhet të zbatohet. Ne kemi ndikuar një sistem ku prtitë politike nuk kanë më frikë të vjedhin, thjesht kush na vjedh më pak apo më shumë. Ne si qytetarë na ofrohet kjo alternativë ky ose ky. Si e ndryshon ky jetën time si qytetar që do të paguajë taksa, që do ti rrisë fëmijët e ndershëm. si do im mëosjmë fëmijët tanë? Shko mëso, bëhu i zoti, apo shko sa për të marrë diplomën se kemi miq e shokë bëjmë ca ndere. Cili është modeli, një prind si duhët ta edukojë fëmijën e vet? Në Amerikë, në Gjermani është e qartë; shko, mëso, edukohu bëhu i zoti se shoqëria do të ketë nevojë për ty. këto shoqri ecin ëprpara prandaj shqiptarët po ikin jashtë”.
Bojazhi thekson se çdo problemet i zgjidhin ata që jetojnë aty dhe jo të huajt, se ekemi të keqen brenda.
“Të huajt nuk do na shpëtojnë, nuk e besoj dot kur të keqen e ke brenda”. /abcnews.al