Në një plan politik është diskutuar në studion e “Provokacija” protesta e studentëve mes Mustafa Nanos dhe Gjergji Bojaxhiut. Në këndvështrimin e tij Bojaxhiu thekson se nuk ka shumë pritshmëri nga kjo protestë pasi, nuk ka kërkesa themeltare për shkaktarët e kësaj gjendjeje. Sipas tij duke marrë parasysh eksperiencën 25 vjeçare ndryshimi fillon nga disa elementë themeltarë.
“Kam qenë shumë pak i entuziazmuar nga zgjedhjet 2013, nuk kishin alternativë pushteti, po mekanizëm korrupsioni e pazaresh, e vetmja gjë që nën petkun e të bërit shtet centralizoi korrupsionin, nuk po shoqërohej me eleminim korrupsioni në nivelin e elitës. Sot një qytetar duhet të zbatojë ligjin, ndërsa një politkan dhe oligark jo.
Ka dy mënyra se një shoqëri do përmirëosjë veten e vet, ose është shumë e ndriçuar mendërisht dhe ka një sistem vlerash, morale dhe e dyta nga inati, nga ndjesia e padrejtësisë, që mos të vjedhë askush. Fatkeqësisht jam zhgënjyer edhe me këtë pritshmëri. Me shpresën se ky mekanizëm do sillte reagim të qytetarëve ndaj vjedhjes dhe abuzimeve u zhgënjeva.
Unë do t’i mbështesja si një individ, por s’po nuk po dëgjojmë kërkesa për elementë që e kanë shkaktuar këtë varfëri dhe këtë situatë kudo. Për aq kohë sa ngrihen për interesa të ngushta ne nuk po trajtojmë shkakun. Ne nuk po trajtojmë shkakun e varfërisë në vend. Për mua si qytetar do doja të kishim nivel arsimor shumë të mirë shëndetësi shumë të mirë. T’i marrësh fondet e buxhetit të shtetit nga tenderat e rrugëve për t’i çuar në tenderat e konviktit, nuk e di si ma zgjidh mua problemin. Ne po përçahemi ndaj një klase politike”.
Për Bojaxhiun kjo protestë duket sikur po kthehet në tifozllëk që duket se tremb Ramën, por që nuk zgjidh hallet e vërteta dhe nuk i nxjerr shqiptarët nga gropa ku kanë rënë.
“Shumë njerëzve u pëlqen protesta se duekt sikur tremb Ramën. Unë nuk kam interes të tremb Ramën, unë jetoj në këtë vend dhe jemi në një gropë të thellë që s’po dalim dot këtu është për të ndryshuar probnblematikat që kemi. Nuk është problemi vetëm te kjo qeveri. Ne po e kthejmë në tifozllik, ç’vlerë ka kjo për mua nëse unë nesër shoh të njëjtat probleme, si do zgjidhet pasdrejtësia dhe e keqja që na ka pllakosur, nuk zgjidhet duke trembur Ramën”.
Sipas tij ky mobilizim duhet të për të këqijat e përbashkëta që kanë pllakosur vendin dhe jo për interesa të ngushta individuale.
“Jam i kënaqur që mendoj që mobilizimi duhet të jetë për të këqija të përbashkëkëta që na kanë pllakosur dhe jo për interesa kaq individuale. Kemi nevojë të trajtojmë shkaqet dhe jo pasojat. Do doja që studentët të trajtonin korrupsionin”.
Ai e sheh me shqetësim faktin që studentët thonë se kjo protestë nuk është politike, pasi ndarja e fondeve publike është politike. Sipas tij duhen ide të qarta dhe individë me integritet për të trajtuar thelbin e probelemve.
“Kur thua nuk është politike është shqetësuese, mund të thuash që nuk është partiake, por çdo gjë që ka të bëjë me ndarjen e fondeve publike është politike.
Nuk mund të rregullohen problemet që kemi duke thënë që nuk merremi me politkë, por duke thënë ne do bëjmë politikë ndryshe. Ne nuk mund të ecim përpara pa ide të qarta që trajtojnë thelbin e problemit dhe pa prezantuar individë që duhet të jenë fytyra e këtij grupimi. Ne kemi nevojë të shohim figura të përgjegjshme, të moralshme, që kanë treguar integritet si kanë studiuar, si kanë marrë provimet dhe si kanë komunikuar. Kjo është mëse njerëzore dhe të thuash që ne nuk kemi drejtues e lidership, kjo nuk është zgjidhje”. /abcnews.al