Bogdani në Provokacija: Kontributi im në projektin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD

schedule22:20 - 24 Korrik, 2020

schedule 22:20 - 24 Korrik, 2020

Mirela Bogdani, ish-anëtare e Këshillit Bashkiak e ftuar mbrëmjen e sotme në “Provokacija” foli edhe për aplikimin e një modeli britanik në Shqipëri, në Partinë Demokratike të përshtatur për vendin tonë.

Bogdani tha se në Shqipëri ka ceduar gjithmonë implementimi i gjërave duke filluar sipas saj që tek ligjet. Ajo theksoi se me rëndësi është që problematikat të adresohen.

“Ajo që ishte shumë pozitive, është se në prill të 2018 zoti Basha e futi në statutin e PD. Pra përzgjedhja e kandidatëve për deputet do bëhet sipas një procesi dhe një procedure të caktuar. Këtu vijmë tek thelbi i një modeli britanik që është një strukturë që presupozohet të jetë siç është në Britaninë e Madhe, një strukturë permanente. Së pari permanente dhe së dyti e pavarur teknikisht nga lidershipi. Në të gjitha degët e PD do të bëhen propozimet për ato që plotësojnë kriteret. Njëkohësisht u la që njerëzit të cilët nuk propozohen nga degët të vetëpropozohen”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera në intervistën e saj ajo ka folur edhe për protestat mbarëkombëtare që u shkaktuan pas vdekjes së 46-vjeçarit George Floyd në Amerikë.

Protestat e mbajtura i ka konsideruar të tepruara, ndërsa u shpreh se një nga të drejtat që bëri epokë Amerika kur e futi në Kushtetutë, atje u shkel me këmbë.

“Besoj që protestat ishin të ekzagjeruar dhe patën anën politike që u shfrytëzuan. Për çfarë u ngritën? Njerëzit nuk kanë të drejta në Amerikë? Për çfarë, bërë hero një njeri problematik të shoqërisë. Më këtë u frymëzuan lëvizje. Veprimi ishte super i dënueshëm dhe me këtë biem shumë dakord. Tani të bardhët ndihen të intimiduar, kanë frikë të flasin. Më ka ardhur keq që një nga të drejtat që bëri epokë Amerika kur e futi në Kushtetutë, atje ishte shkelur me këmbë”, u shpreh Bogdani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!