Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Boehly kërkon të vendosë rekorde në Premier League, Chelsea gati 120 mln euro për Enzo Fernandez

schedule19:18 - 31 Janar, 2023

schedule 19:18 - 31 Janar, 2023

Milionat e harxhuara deri më tani nga Todd Boehly në drejtimin e Chelsea duket se nuk mjaftojnë, me “blutë” të cilët janë duke insistuar deri në minutën e fundit, për kampionin e botës, Enzo Fernandez, i cili pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier League.

Sipas asaj çka raportojnë mediat angleze, 22-vjeçari është duke iu nënshtruar ekzaminimeve të zakonshme mjekësore përpara se të vishet zyrtarisht me ngjyrat e Chelsea.

Transferimi pritet t’i kushtojë, “bluve” të Londrës plot 120 milionë euro, shifër kjo që kalon dhe transferimin record të Premier League atë Jack Grealish, i cili kaloi nga Aston Villa te Manchester City për 117.5 milionë euro, në verën e vitit 2021. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!