Ish-ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se qeveria shqiptare duhet të kishte një tjetër sjellje ndaj rritjes së çmimeve.
I ftuar në “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Bode tha se nëse ai do të ishte Ministër Financash, ai do të rriste pagat dhe pensionet, pasi ngritja e bordeve nuk sjell zgjidhje.
“Qeverisë i takon të merret me atë që ka për detyrë, askush nuk e ka votuar qeverinë të bëjë xhandarin. Qeveria ka për detyrë, që pensionistë dhe rrogëtarët ti kompensojë me indeksin e rritjes së çmimeve. Ajo është baza dhe të ftojë biznesin të ndjekë të njëjtën rrugë. Ky nuk është fenomen shqiptar është fenomen global, një botë e re ekonomike po lind, çmime të reja do të kemi në treg”, tha Bode.
/T.H/Abcnews.al/