Bobby humb rekordin për qenin më të vjetër në botë

schedule18:04 - 22 Shkurt, 2024

schedule 18:04 - 22 Shkurt, 2024

Bobby, i cili vetëm vitin e kaluar u emërua qeni më jetëgjatë i të gjitha kohërave, ka humbur titullin e tij për shkak të mungesës së “provave të mjaftueshme” për të vërtetuar moshën e tij, njoftoi këtë të enjte Rekordet Botërore Guinness.

Në shkurt 2023, Bobby u emërua qeni më i vjetër i gjallë në botë dhe qeni më i vjetër i të gjitha kohërave. Ai vdiq në tetor, në moshën 31 vjeç e 165 ditë. Ai ishte një Rafeiro, jetëgjatësia e të cilit është midis 12-14 vjet dhe jetonte në një fshat të vogël në Portugali, Conqueiros, në një shtëpi të rrethuar nga macet.

Shumë veterinerë dhe ekspertë shprehën dyshime për moshën e vërtetë të qenit dhe Rekordet Botërore Guinness i hoqën atij titujt një muaj më parë, në pritje të hetimit të tyre.

Pronari i Bobby-t, Lionel Costa, ende thotë se “këto dyshime janë të pabaza”.

Përcaktimi i moshës së qenit është jashtëzakonisht i vështirë pasi baza e të dhënave të Sistemit të Informacionit të Kafshëve shtëpiake nuk përmban asnjë regjistrim të kafshëve të lindura para vitit 2008. Për këtë arsye Guinness deklaroi se ata “nuk janë në gjendje të konfirmojnë se kush e zotëron sot këtë rekord “./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!