Boban shuplakë rebelëve të Super League: Gjë e turpshme, harruan vlerat e futbollit

schedule11:23 - 9 Tetor, 2021

schedule 11:23 - 9 Tetor, 2021

Zvonomir Boban, ish-drejtues i Milanit dhe pjesë e UEFA në të shkuarën, ka goditur ideatorët e planit Super League, që ra poshtë brenda 48 eurove.

Në Angli tifozët u ngritën në protesta dhe 9 prej klubeve u tërhoqën dhe tani vetëm Juventusi, Barcelona dhe Real Madrid ëndërrojnë ende.

Boban ka një shuplakë për atë plan, në intervistën e dhënë në “Sportëeek”.

“Ishte një përpjekje e turpshme, e ndaluar nga njerëzit para institucioneve. Pavarësisht kësaj jam krenar për mënyrën se si reagoio presidenti Ceferin dhe UEFA.

Ishte një operacion i thjeshtë biznesi i vetëm disa personave, që harruan vlerat, historinë, traditën, identifikimin: aspektë që e karakterizojnë këtë sport. E gjitha kjo u bë sepse këta miliarderë dëmtojnë llogaritë në klubet e tyre.

Të papërgjegjshëm… Ata donin gjithçka për vete, ata donin të fshinin vlerat dhe të amerikanizonin këtë sport”, ka thënë mes të tjerash Boban. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!