Ish-drejtori sportiv i Milanit, Zvonimir Boban, duket se është drejt rikthimit në Serie A. Sipas raportimit të “Il Corriere dello Sport”, ai është një kandidatët kryesorë për të marë këtë post te Roma. Klubi romak është drejt një revolucioni dhe me shumë mundësi 52-vjeçari do të jëtë i përzgjedhuri nga drejtuesit.
Ndërkohë nga tjetër mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, kërkon rinovimin me kuqezinjtë. Kontrata aktuale e turkut me “Djallin” përfundon në vitin 2021 dhe kështu klubi italian rrezikon ta humbasë me parametra zero merkaton e verës së ardhshme fantazistin.
Sipas raportimit të “Tuttosport”, Hakan ka kërkuar rinovimin, por me një kusht të ri. 26-vjeçari kërkon rritje page në kontratën e re. Aktualisht ai përfiton 2 milionë euro në sezon dhe tashmë ai kërkon 6 milionë euro neto. Calhanoglu po kalon një sezon të shkëlqyer dhe ditët e ardhshme pritet të mbërrijë dhe agjenti i tij për të biseduar me drejtuesit e Milanit. /abcnews.al