Boateng u kthehet “sherreve”, përplaset me trajnerin në dhomën e zhveshjes

schedule11:46 - 18 Maj, 2022

schedule 11:46 - 18 Maj, 2022

Hertha Berlin duhet ta sigurojë qëndrimin në Bundesliga me një ndeshje shtesë kundër Hamburger SV.

Situata nuk ka qenë shumë e qetë në skuadër, pasi një nga lojtarët me më shumë eksperiencë është përplasur me trajnerin Felix Magath sipas Bild.

Bëhet fjalë për mesfushorin Kevin-Prince Boateng, i cili është acaruar me fjalët e trajnerit gjerman.

Në dhomat e zhveshjes Magath u ka thënë futbollistëve të tij se “do të bien nga Bundesliga nëse nuk tregojnë më shumë pasion”.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Boateng, i cili ka reaguar keq dhe ka pasuir një debat me trajnerin Magath. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!