BMw ka prezantuar më në fund versionin final të modelit elektrik iX3 që pritet të dalë në shitje brenda 18 muajve të ardhshëm. Kjo do të jetë makina e parë e BMW-së që do të prodhohet në Kinë, që më pas do të eksportohet në Europë.
BMW e përshkruan motorin elektrik të iX3 si një model të gjeneratës së pestë. Ai ka një motor me 282 kf, dhe që arrin një shpejtësi deri në 100 kilometra për 6.8 sekonda. Marka pretendon se dendësia e motorit elektrik është “30% më e madhe sesa ajo e automjeteve ekzistuese plotësisht elektrike brenda portofolit të BMW Group. ”
Energjia sigurohet nga një paketë baterie prej 80kWh (74kWh neto) që funksionon në 400V. Gjithashtu BMW ofron mundësi të ndryshme të karikimit për iX3, duke përfshirë edhe karikimin e shpejtë 150kW DC me 80 përqind në 34 minuta. /abcnews.al/