Pas një fitoreje e një barazimi, “Blutë” e Chelsea kërkojnë rezultatin e radhës pozitivi, në Premier League, kësaj here në “Brentford Community Stadium”, ku përballë do të kenë “Grerëzat” vendase, në përballjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit më elitar, në botën e futbollit.
Sa i përket formacioneve, tekniku i vendasve, Thomas Frank i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Flekken e para tij Collins, Ajer e Zanka. Në krahët e mesfushës janë Reguilon e Roerslev Rasmussen, me qendrën që mbulohet nga Janelt, Norgaard, Onyeka, ndërsa në sulm janë vendosur Wissa e Ivan Toney.
Në krahun tjetër, tekniku Mauricio Pochettino i ka pozicionuar “Blutë”, me formulën e re, 3-5-2, ku në portë si zakonisht është talenti serb, Petrovic e para tij në mbrojtje Chalobah, Disasi e Colwill. Nga krahët e mesfushës vijnë në ndihmë Malo Gusto e Chilwell, ndërsa qendra mbulohet nga të përhershmit, Enzo Fernandez, Moises Caicedo e Conor Gallagher e në sulm nuk kanë si të mungojnë Cole Palmer e Nicolas Jackson. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: