Në orën 21:00, kampionët në fuqi të Italisë do të presin në “mitikun” e qytetit të tyre, “Diego Armando Maradona”, skuadrën e Frosinone, në përballjen e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kupës së Italisë, me skuadrën e teknikut Walter Mazzarri, që nuk kërkon asgjë më pak se çerek-finalja e këtij kompeticioni.
Përsa i përket formacioneve, tekniku italian i ka rreshtuar napoletanët e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Gollini. Në krahët e mbrojtjes janë Mario Rui, Natan, Ostigard e Zanoli. “Dirigjimi” i lojës i është besuar treshes Gaetano, Demme e Cajuste, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Raspadori, Diego Simeone Jasper Lindstrom.
Në krahun tjetër, tekniku Eusebio Di Francesco i ka rreshtuar djemtë e tij me formacionin 3-5-2, ku në portë është vendosur Cerofolini, ndërsa para tij janë pozicionuar Okoli, Monterisi e Mateus Lusuardi. Në mesfushë pozicionohen Kvernadze, Bourabia, Barrenechea, Garritano e Brescianini, ndërsa sulmi plotëohet nga Cheddia e Caso. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: