Pas dy humbjeve me goleadë, ndaj “Ujqërve” të Ëolves dhe “Të Kuqve” të Liverpool, “Blutë” e Chelsea do të kërkojnë mbrëmjen e kësaj të hëne rikthimin me një fitore, në elitën e futbollit anglez, Premier League, teksa në orën 21:00 do të përballen, me “Shqiponjat” e Crystal Palace, në “Selhurst Park”.
Sa i përket formacioneve, tekniky Roy Hodgson i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Henderson. Në krahët e mbrojtjes janë Munoz e Mithcell, ndërsa në qendër Andersen e Richards. Para mbrojtjes vendosen Lerma e Wharlton, ndërsa Ayew, Hughes e Matheus Franca janë vendosur pas francezit Mateta.
Në krahun tjetër, tekniku Mauricio Pochettino i ka pozicionuar në fushë, “Blutë” e tij, me formulën e zakonshme, 4-2-3-1, ku portë qëndron 24-vjeçari, Djordje Petrovic. Nga krahët, në mbrojtje vijnë Chilëell e Malo Gusto, ndërsa në qendër ndodhet Disasi e Thiago Silva. Më të tërhequr në mesfushë janë Moises Caicedo e Enzo Fernandez, ndërsa Nicolas Jackson, Conor Gallagher e Noni Madueke janë pozicionuar pas “fantazistit” anglez, Cole Palmer. /i.m /abcnews.al