Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi është treguar i ashpër me sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Ballën.
Reagimi i Blushit vjen Ballau u shpreh sot se Meta nuk mund ta shpërndajë Paralmentin. Ndërkohë, me anë të një postimi në Facebook i thotë Ballës ta çojë çështjen direkt për në SPAK dhe t’i tregojë edhe shokët e motrës.
Reagimi i Tedi Blushit:
Ciu Ciu Tao Tao!
Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë!
Por mos humb më asnjë sekondë!
Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike!
Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën!
Bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës!
Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh!
DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!
/abcnews.al